Projekt Kampusi Universitar


 "Jam krenare qe jam pjese e nje universiteti qe ka arritur kaq shume ne kaq pak kohe. Jam krenare qe vazhdoj studimet ne universitetin  me te mire shqipfoles."

 Arjola Sinani

 Studente e vitit te II
 Dega : Matematike
 Universiteti i Vlorës



11/10/2010

Njoftohen te gjithe studentet e vitit te dyte dhe te trete te Universitetit te Vlores se dorezimi i dokumentacionit te bursave per vitin shkollor 2010-2011 do te behet prane Zyres se Studenteve, prej dates 15.10.2010 deri ne daten 05.11.2010. Per me teper klikoni te faqja e Zyres se Studenteve tek Bursat

Rektorati




Raund i Dytë i provimit të pranimit për programet pasuniversitare në UV.

Provimi i pranimit për të gjithë studentët që kanë aplikuar për Shkollën Pasuniversitare në Universitetin e Vlorës është në datën  04 tetor 2010, ora 9:00, në sallën C 100.  Nuk do të hyjnë në provim studentët që nuk plotësojnë kriterin e mesatares dhe ata të cilët morën pjesë në raundin e parë të provimit të pranimit.  
i Për më shumë informacion shikoni faqen e pranimeve


15/09/2010

Universiteti i Vlores vleresohet si universiteti me i mire ne Shqiperi, Kosove dhe Mal te Zi

Sipas "Webometrics - Renditja e Universiteteve Botërore", Universiteti i Vlorës është renditur në vendin e 5016-të ne botë, nga një total prej 12 000 universitetesh te vleresuara. Kjo e rendit UV si universitetin më të mire në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë. Ne vend te dyte nga te gjithe universitet shqipfolese ndodhet ai i Prishtines me rreth 900 vende me poshte (5901). Per me shume informacion: Webometrics dhe Albanianews.



Takim orientimi me studentët e rinj



Të nderuar studente,

mirëseardhët në Universitetin e Vlorës (UV).  

I cilësuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare si "The best university of Albania",  UV është lider në shumë prej drejtimeve dhe diplomave në Shqipëri.

Ne jemi krenarë për cilesinë e lartë të diplomave tona të shkencave natyrore (kimia, fizika, biologjia, shkencat kompjuterike, teknollogjia e informacionit, aktuaristika, matematike-financa, shkencat kompjutacionale, navigacion) dhe të diplomave tona të inxhinjerisë (inxhinjeria elektrike, inxhinjeria mekanike, inxhinjeria navale). Të konceptuara ndryshe këto diploma janë tërësisht të krahasueshme me diplomat e universiteteve me në zë të botës. 

UV po krijon një nga fakultetet më të fuqishme të Shqipërisë në Shkencat Ekonomike, duke krijuar diploma tërësisht teknike që synojnë të japin njohuri praktike dhe të shfrytëzojnë tregun e punës (financa, shkencat ekonomike, administrim biznesi, turizmi, etj).

Diplomat tona të Infermierisë kanë qënë dhe do të jenë padyshim diplomat më të mira në Shqiperi në fushën e infermierisë. Të vetmet diploma të infermierise nga gjithë universitetet në Shqipëri të cilat po konkurojnë me mjaft sukses në tregun e punës në Europë. 

Në Fakultetin e Shkencave Humane ne kemi diploma mjaft ndryshe nga gjithë diplomat në Shqiperi. Studentët tanë marrin një formim të përgjithshëm që është për tu patur zili edhe nga universitetet më në zë të botës. Ata pregatiten për një larmi profesionesh (gjuhë të huaja, gjuhë shqipe, edukim, drejtësi, pedagogji e specializuar, etj).

Edhe cilësia e studentëve që vijnë në UV po rritet ndjeshëm. Këtë vit akademik ne kemi 30% më shumë student me mesatare mbi 8 se sa në vitin e shkuar. 

Ajo cfarë shumë prej jush ende nuk dinë është se në UV secili mund të zgjedhë diplomën që dëshiron sipas deshirës. Në sistemin tonë elektronik (SIUV) ju keni mundësi të zgjidhni vetë programin e diplomës që do të zgjidhni, keni lirinë për të zgjedhur kurset tuaja gjë që është e pamundur në gjithë universitetet e tjera në Shqipëri.

Ju padyshim keni degjuar për sistemin tonë elektronik (SIUV) i cili është sistemi më efikas dhe më bashkëkohor që është ndërtuar ndonjëherë në universitetet shqiptare dhe më i plotë se shumica e sistemeve të universiteteve më të mira të botës.

Më së fundi, unë dua t'ju vë në dijeni për stafin tonë akademik. Ne kemi trupën akademike më të re nga gjithë universitetet shqiptare.  Përqindjen më të madhe se cdo universitet tjetër të pedagogeve të diplomuar jashtë. Profesorat tuaj do të jenë  të përkushtuar dhe nuk do të kursejnë asgjë për t'ju sherbyer ju natë e ditë. Ata do të behen për ju vellezër e motra, prindër e shokë.  Me shumë prej tyre ju do të mbani lidhje për gjithë jetën. 

Gjatë qëndrimit tuaj në UV unë do të sygjeroja që ju të ishit në dijeni të aktiviteteve shkencore që zhvillohen në UV. UV harxhon më shume për kërkimin shkencor se të gjitha universitetet e tjera në Shqipëri të marra sëbashku. Më shumë profesorë të huaj vizitojnë UV-në, më shumë konferenca shkencore organizohen në UV, më shumë nga pedagogët tanë janë pjesemarrës në konferenca shkencore ndërkombëtare  se gjithë universitetet e tjera të Shqipërisë sëbashku. 

Ju shumë shpejt do të mesoni se rregullat në UV zbatohen pa tolerime. Ne jemi të rreptë por të drejtë. Slogani ynë është:  Virtus, Scientia, Veritas (Virtyt, Shkencë, Vërtetësi). Diploma e UV-së është ndoshta më e vështira në gjithë Shqipërinë, por pa dyshim më e mira.

Mirëseardhet në universitetin më të mirë të Shqipërisë. Për ata që do të arrijne të diplomohen ardhja në UV do të jetë një nga vendimet më të mira të jetës suaj.

Rektori



Disa këshilla për studentët e rinj




Provimi i pranimit për studentët që kanë aplikuar për Shkollën Pasuniversitare në Universitetin e Vlorës është në datën 17 Shtator 2010, ora 9:00, në sallën C 100. Në këtë provim do të marrin pjesë vetëm ata student që kanë paguar taksën e aplikimit.
Për më shumë informacion shikoni faqen e Shkollës Pasuniversitare.



Studëntët që duan të aplikojnë për programet pasuniversitare në Universitetin e Vlorës duhet ta bënë aplikimin e tyre online.

Aplikoni



Të gjithë ata që duan të aplikojnë për një program të dytë studimi në Universitetin e Vlorës duhet ta bëjnë aplikimin e tyre online.

Aplikoni




Shkenca Aktuaristike

Universiteti i Vlorës fillon programin Shkenca Aktuaristike gjatë vitit akademik 2010-2011. Ky është programi i parë  në Shqipëri dhe i treti në Europë. Profesioni i aktuarit është një nga profesionet më të kërkuara të botës i cili ka qënë në listën e profesioneve më të preferuara këto 15 vitet e fundit.
Studentet tanë do të pregatiten për tregun ndërkombëtar dhe si qellim i programit do të jetë kalimi me sukses i provimeve ndërkombetare të shkencave aktuaristike.

 



Peticion i pedagogeve te Universitetit te Vlores




Intervista e rektorit ne Gazeten Shqip, 13.07.2010



Free Software in Balkans 2010, 11-12 Shtator

Ne Universitetin e Vlorës do të mbahet konferenca Free Software in Balkans 2010, kjo konferencë  eshte një takim vjetor i përdorueseve të free software.
Në konferencë do të marrin pjesë profesionistë, akademik dhe te ftuar t[ tjerë nga vendet e Ballkanit.

Për më tepër vizitoni faqen web të konferencës.




Jepet diploma e parë DND në Universitetin e Vlorës

Në datën 07.07.2010 në Fakultetin e Shkancave Teknike, Departamenti i Matematikës, u mbrojt diploma e parë e nivelit të dytë e dhënë nga Universiteti i Vlorës.

Prezantimi ishte i një niveli të lartë dhe tepër serioz për një diplomë Master i Shkencave.